English

Çifti mbretëror i Monakos sjell në jetë 2 binjakë

Princesha Charlene e Monakos sjell në jetë trashëgimtarin e fronit mbretëror sipas ligjit mashkullor të mbretërisë ditën e sotme. Por surpriza ka qenë dhe më e madhe pasi në jetë erdhën dy binjakë, një djalë dhe një vajzë, por që nuk do të ndajnë fronin pasi mashkulli do të jetë trashëgimtari.

Binjakët janë fëmijët e parë të çiftit mbretëror, Albert II dhe notares olimpike Charlene.

Fëmijët kanë erdhur në jetë pas një operacioni cesarian dhe në fillim ka erdhur vajza dhe 2 minuta më vonë djai i quajtur Jacques dhe vajza Gabriella.

42 topa janë hedhur rreth Monakos që lajmërojnë ardhjen e binjakëve mbretërorë.

Princi Albert ka dhe dy fëmijë të jashtëligjshëm por ai do të sigurohet duke i lënë dhe atyre pjesën që i takon, meqëllim që nesër të mos jenë kandidatë për fronin mbretëror.

KOMENTE