English

Testi i gjuhës që zbulon 14 sëmundje

Revista shkencore “Mjekësia e Gjumit”, ka botuar një studim të ri ku shkencëtarët indianë kanë zbuluar një test në gjuhën e pacientit ku zbulon sëmundjet e organizmit.

Ky test që zbulon 14 lloje sëmundjesh, është ndërtuar sidomos për ata persona që gjenden në zonat e largëta dhe që nuk mund të bëjnë vizita të rregullta te mjeku.

Një gjuhë e shëndetshme duhet të jetë ngjyrë rozë, e pastër dhe e mbuluar nga papilat e qelizave të shijes. Mirëpo gjuha e inflamuar, e kuqe, e zezë, ose e bardhë mund të jetë shenjë sëmundjeje, si alergji apo reaksion. Gjuha e zezë është një shenjë e mbipërdorimit të antibiotikëve dhe rritjes së shtuar të kërpudhave te pacientët me HIV, ndërsa hullitë janë treguese të sifilizit. Ndërsa gungat në gjuhë, ose gjakrrjedhja e pashpjeguar mund të jenë shenjë e kancerit të gojës.

Testi që përdor simptomat e pacientit dhe shenjat e gjuhës, mund të japë një diagnozsë të saktë dhe të tregojë nëse dikush duhet të shohë mjekun. Gjuha mund të sinjalizojë shenjat e kollës, etheve, dhimbjes së kokës, madje t’i ndihmojë mjekët për një diagnozë të saktë. Sistemi diagnostik funksionon duke kombinuar simptomat dhe analizën digjitale të imazhit të gjuhës së pacientit.

Disa sëmundje që mund të dallohen janë: gripi, i ftouri, bronkiti, infeksioni i streptokokut në fyt, sinozit, alergjitë, astma, edema pulmonare dhe infektimi nga ushqimi.

KOMENTE