Mbrëmjen e djeshme në Elbasan, te vendi i quajtur "rrethrrotullimi i luleve", një automjet tip "Benz" me targa bullgare CA 3212 TC është përplasur me bordurën e shatërvanit dhe më pas me një tjetër automjet që ndodhej fare pranë.
Të dy drejtuesit e mjeteve Kujtim Kaprri, 53 vjeç si edhe 14-vjeçari, Klaus Bishqemi i cili kishte marrë pa leje makinën e babait , madje nuk kishte as patentë, kanë mbetur të plagosur. Sipas verifikimeve paraprake të policisë rrugore, aksidenti ka ardhur nga shpejtësia e mjetit me targa bullgare i cili ka prekur bordurën duke u kthyer përmbys.