English

Nishani, përshëndet krijimin e Qeverisë së re të Kosovës

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani, përshëndet krijimin e Qeverisë së re dhe koalicionin e ri qeverisës të Kosovës dhe e konsideron atë një shembull të shkëlqyer maturie dhe përgjegjësie jo vetëm për të ardhmen dhe adresimin e sfidave të vendit, por me impakt shumë të rëndësishëm edhe për mbarë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Presidenti Nishani përshëndet gjithashtu rolin e luajtur nga Presidentja Atifete Jahjaga duke i uruar suksese dhe punë të mbarë Qeverisë së re të Kosovës, Parlamentit dhe të gjitha institucioneve të Kosovës, si dhe shpreh besimin se vijimi i negociatave me Serbinë do të kalojë në një fazë më intensive në interesin dhe pritshmërinë e procesit të integrimit evropian të të gjithë rajonit.

KOMENTE