Në përfundim të takimit të Ministres së Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla me Ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja, të zhvilluar sot në MAS, mbi shqetësimin e ngritur nga aplikantët për specializimet afatgjate në fushën e mjekësisë, u vendos që të pranohet për aplikim dokumenti i njohjes së gjuhës së huaj, në nivel B2, ose ekuivalenti përkatës për gjuhët e tjera, të parashikuar në rregulloren e specializimeve afatgjata në fushën e mjekësisë, me test ndërkombëtar ose me certifikatë të lëshuar nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja.
Kandidatët do të aplikojnë brenda afateve të parashikuara në Udhëzimin përkatës Nr.57, datë 04.12.2014
Specializantët kanë detyrimin e mbrojtjes së gjuhës së huaj deri në përfundimin e specializimit afatgjatë sipas Ligjit Nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore në fuqi.
Ky vendim i është përcjellë Universitetit të Mjekësisë, Tiranë me shkresë zyrtare.