Petrit Xhelollari, banues në rrugën “Gjon Buzuku”,në Korçë ka kërcënuar kryetarin e Bashkisë Sotiraq Filo për shkak se shtëpia e ndërtuar nga Xhelollari do të prishet pasi e kap plani urbanistik i qytetit.
Xhelollarit i është caktuar dhe vlera e lekëve nga bashkia por si duket ai nuk është i kënaqur ndaj dhe ka shkuar në zrën e kryetarit duke e kërcënuar atë.
Ky i fundit ka bërë kallzim penal në polici ku më pas policia menjëherë ka arrestuar 59 vjeçarin.