Kryetari i Partisë Demokratike takon nga afër banorët e qarkut të dibrës, të cilët ankohen për faturat aforfe, çmimin e lartë të naftës, mungesën e tregut dhe të fuqisë blerëse që ka sjellë kalbjen e prodhimit. Janë hequr infermieret në fshatra dhe mësuesit me përvojë janë zëvendëusar me militantë. Studentët në Peshkopi protestojnë për mbylljen e universitetit
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndalur në qarkun e Dibrës, në turin e bashkëbisedimit me qytetarët. Rritja e çmimeve, faturat aforfe të energjisë elektrike, mungesa e tregut dhe e subvencioneve për fermerët kanë qenë disa prej shqetësimeve të shprehura nga banorët. Po kështu, mungesa e infermierëve dhe rritja e kostos për shërbimet shëndetësore ka bërë që banorët të vihen në vështirësi të meëdha për jetën dhe shëndetin e tyre, pasi nuk kanë mundësi të shkojnë nëpër spitale.
“1800 deri 2000 lekë e marrim litrin e naftës, 130 lekë është në Maqedoni. Ku është ul nafta?! Për ne nuk është ul as nafta dhe asgjë. S’ka subvencion, s’ka asnjë gjë. Jemi duke i hedh prodhimet në prrua prapë”, ankohet një banor.
“ Fëmijët e mi kanë bërë 200 kuintalë mollë, sot janë kalbur të shtëpia”.
“U ba qe 6 muaj, infermieren në fshatin tonë e kan hek dhe nuk ka”, shpreh shqetësimin një banor.
“Këto mbifaturimet na kanë ardhur .... ne nuk jemi fabrika të shpenzojmë nga 100 mijë lekë energji elektrike”.
Basha: “Nga jugu në veri,nga lindja në perëndim shqiptarët janë braktis nga kjo qeveri, taksat i ka rrit, çmimet e naftës i ka rrit, po përgatit të rrisë çmimin e energjisë. Nuk e thotë. Thotë mesatarizim. Ça do me thënë mesatarizim?! D.m.th rritje apo ulje?”
Në Peshkopi, kryetari i Partisë Demokratike u njoh me shqetësimin e studentëve për mbylljen e universitetit. Me një shkresë të ardhur nga Ministria e Arsimit theksohet se ky universitet do të mbyllet më 31 mars dhe studentët do të transferohen në universitetin e Durrësit. Studentët thonë se nuk kanë mundësi t’i vazhdojnë studimet dhe paralajmërojnë protesta, nëse nuk do të rishikohet vendimi.
Ne jemi përballë vendimit që duhet patjetër ta ndërpresim studimin, sepse ne nuk është se jemi këtu se s’kemi aftësi të studiojmë dhe në Tiranë apo në Durrës por problemet ekonomike na kanë lënë në universitetin e Peshkopisë, shprehen studentët. Dega jonë, biokimi nuk rezulton në Durrës. Ne nuk kemi asnjë shpresë se çfarë do të bëhet me ne, theksojnë ata.
Basha: “Kjo qeveri nuk do qytetarë të lirë, nuk do qytetarë të ditur, nuk do qytetarë të arsimuar, nuk do qytetarë me mendje të pavarura, do papagaj.”
“Studentët, të paktën 2000 vetë do përfundojnë në bulevard dhe do vish ti shikosh çdo ditë”!
Basha: “Studentët duhet t’i prijnë të gjithë qytetarëve me guximin e tyre dhe ne do na keni në krah, ne do na keni në ballë të protestës tuaj.”
Banorët e Peshkopisë i bënë të ditur z. Basha se ka rënë fuqia blerëse dhe nëpër dyqane janë shtuar aq shumë listat sa po i çojnë dhe subjektet tregtare drejt falimentimit. Një tjetër shqetësim është shprehur nga mësuesit të cilët po largohen çdo ditë nga puna, për t’u zëvendësuar me mësues pa arsimin përkatës dhe vellezër e motra të deputetëve.
“Jam mësues matematike, kam mbaru në ‘94. Jam largu nga puna në një kohë që 90 % e mësuesve në Kala të Dodës janë me arsim të mesëm”, shprehet një arsimtar.
“Kam 24 vite pune në arsim, kam shkallën e parë të kualifikimit, kam mbaru gjuhë – letërsi, sot jam pa punë”, pohon një mësues i shkarkuar në mënyrë arbitrare.