English

Sidnej, Australi. Një i armatosur po mban peng rreth 30 pengje në kafen Lindt

Një ngjarje jo fort e zakonshme ka ndodhur në Sidney, Australi.
Një person i armatosur po mban peng stafin dhe klientët në një kafene në Sydney.

Kafe Lindt në qendër të qytetit është e rrethuar nga policë të armatosur. Zyrtarët kanë bërë kontakt me të armatosurit.

Pesë persona janë parë që kanë dalë nga ndërtesa. Nuk është e qartë se sa kanë mbetur brenda. Një flamur i zi islamik është shfaqur në dritare.

Kryeministri Tony Abbott tha se ishte "thellësisht i tronditur" se njerëzit ishin duke u "mbajtur peng nga një person i armatosur që pretendon motivim politik".

Ai po fliste në mbledhjen e komisionit të sigurisë kombëtare në Canberra kur u lajmërua për ngjarjen.

Më parë Z. Abbott tha: "Australia është një shoqëri paqësore, e hapur dhe zemërgjerë - asgjë nuk duhet të ndryshojë këtë dhe kjo është arsyeja pse unë do të nxis të gjithë Australianët sot për të shkuar në biznesin e tyre si zakonisht."

Incidenti filloi kur njerëz po vinin për punë në vendin e quajtur Martin të hënën. Dëshmitarët panë një njeri me një thes dhe me armë që shëtiste brenda dyqanit të çokollatave dhe kafesë Lindt.

Lindt tha se rreth 10 të punësuar dhe 30 klientë ishin brenda në atë kohë. Zyrat aty pranë u evakuuan dhe policia u kërkoi njerëzve që të qëndronin në ambiente të mbyllura dhe larg nga dritaret e hapura.

Jon Donnison i BBC-së në Sydney thotë se një operacion i madh policor është duke u zhvilluar.

Rreth gjashtë orë në rrethim, tre persona janë parë të lenë objektin dhe dy të tjerë kanë dalë më vonë. Nuk është e qartë nëse ata shpëtuan ose u liruan.

Zëvendës komisionerja për policinë i New South Wales, Catherine Burn ka thënë: "Ata njerëz tani janë duke u vlerësuar për të siguruar shëndetin e tyre në rregull dhe pastaj policia do të bisedojë me ta."

"Qasja jonë është për të zgjidhur këtë në mënyrë paqësore. Ajo mund të marrë pak kohë, por ky është prioriteti ynë", shtoi ajo.

Negociatorët e policisë kanë qenë në kontakt me të armatosurin, tha zonja Burn. I dyshuari gjithashtu ka kontaktuar me mediat lokale për kërkesat e tij.

Operacioni dhe pritja vazhdon...

KOMENTE