Prag festash Tirana tronditet përsëri nga vrasjet. Në Kamëz një 50 vjeçar u ekzekuta në pragun e banesës së tij, pasi u qëllua me dy plumba pistolete, njëri prej të cilëve e ka kapur në kokë. Në Fushë Prezë, gjyshi akuzohet se vrau nipin e tij dhe vetem pak minuta me pas ai ka vrarë dhe veten, duke e kthyer kështu në një tragjedi familjare.
**************
Të shtënat e armës kanë zgjuar këtë mëngjes banorët e Kamzës. Një vrasje ka ndodhur pak para orës 9:00, pranë shkollës “Ibrahim Rugova”.
Viktima e atentatit është 50-vjeçari Qerim Skaçi, i cili mësohet se është qëlluar me plumb në kokë, për këtë arsye ai humbi jetën disa minuta më vonë në spital. Viktima u dërgua menjëherë për mjekim në gjendje të rëndë shëndetësore, por nuk mundi t'i shpëtonte dot plagëve të marra. Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se, autori ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dy herë në drejtim të tij.
Policia ka arritur të zbulojë se 50-vjeçari Skaçi u qëllua kur doli nga një lokal, fakt i cili tregon se vrasja ishte e paramenduar. Autori i cili besohet se i ka bërë pritë viktimës, mësohet se është një 30-vjeçar, por ende nuk dihet identiteti i tij. Gjithashtu nga uniformat blu, nuk dihet ende se cilat janë shkaqet që shtynë autorin e atentatit të kryente këtë vrasje. Efektivët e policisë bëjnë me dije se viktima e ngjarjes është një person me precedentë penal.
Për të zbuluar më shumë detaje, policia shoqëroi në komisariat disa dëshmitarë të cilët ndodheshin në lokal ose rastësisht rrugës, gjatë atentatit. Unifromat blu vijojnë hetimin për identifikimin dhe arrestimin e autorit, si dhe për zbardhjen e plotë të atentatit.
**************
Gjyshi akuzohet se qëlloi disa herë me thikë nipin e tij 20 vjec, i cili ndërroi jetë më pas në spitalin e Traumës. Mësohet se viktima është Rexhep Doda, 20 vjeç.
Ndërkohë që vetëm pak minuta pas ngjarjes ai i ka dhënë fund edhe jetës së tij, duke u vetëvrarë. Këtë veprim 81 vjeçari, Ahmet Doda, mësohet se e ka bërë teksa policia po negocionte me të për tu dorëzuar, pasi vrau nipin.