English

Ndahet nga jeta shkrimtari Skënder Drini

Sot është ndarë nga jeta brilanti Skender Drini, njeriu qe e deshi jetën me shume se gjithkush,qe i dha jetes me shume se askush e qe dhuroj nga vetja gjithcka qe kishte ...edhe shpirtitn .

"E degjoj tingullin brenda vetes e u mundua te mos e lere dashurine te vdes ,deshi te tregoj nje anderr ,te tijen ,e nuk e besoj kush ,rrugetoj por Zoti i peshperiti ,ti nuk mundesh me .....e i vetem sot u largua ....
Zoti krijon energjise ,e njeriu dhimbjes ...
Nata sheh naten ,qielli driten e mbrame .....Pullazet pikojne ,gjithcka ne nje psheretime .
Hija zgjatet e behet nate .......dhe tingulli i heshtjes humb ngadale heshtjes ...E drita vjen e ti je drite ......Lamtumire mik ! Do me mungosh shume ,sepse ishe dashuri ....", kështu shkruan një prej mikeve të tij dhe artist Merita Smaja.

Skënder Drini ishte një nga ata, shkrimtarë me emër të letërsisë shqipe, që panteonit të letrave dhe bashkëkohësve, si testament u ka lënë edhe këto vepra, si: “Tregimet e së shtunës”, “Shqipja e kreshtave tona” (dy vëllime), “Midis dy kohëve”, “Shembja e idhujve”, “Kirurgët”, “Tanush Martini”, “Nata është grua”, “Kthim në vetvete”, “Njerëzit dhe deti”, “Klass”…

1. Shumë njerëz e njohin, por edhe nuk e njohin shkrimtarin Skënder Drini. Nuk mbahet mend që moti, por për dikë nuk ka dhe shumë rëndësi data, viti dhe koha e, kjo s’do të thotë që ai nuk e di, e mbart si relike në kujtesë: kur dhe si erdhi ai, i biri i prefektit Riza Drini i dashuruar si fanolist, të jetojë në Shkodër.
Në këtë marrëdhënie më shumë se një gjysmë shekulli me këtë qytet verior, vallë ky qytet e ‘shkodranizoi’ Skënderin, apo Skënderi e ‘shkodranizoi’ këtë qytet?.. Apo ende nuk e kanë gjetur emëruesin e përbashkët drejt një etaloni vlerësues, respektues, miqësor e të sinqertë… Apo ende janë në kërkim të njëri-tjetrit…, e ç’flas kështu…, kur secili: qyteti Verior dhe Skënder Drini kanë një profil, identitet e gjurmëlënie...

Skënderi ka lindur në Voskopojë (Korçë). Skender Drini ishte NJERI - ARTIST! Vepra e tij nuk do ta lere te ndahet jo vetëm nga familja, miqtë dhe kolegët e tij, por dhe nga tere brezat qe vijne.

KOMENTE