Ministria e Punëve të Jashtme njofton se pas mbylljes së procedurave të nevojshme ligjore, në bashkëpunim me palën braziliane, u mundësua heqja reciproke e regjimit të vizave edhe për pasaportat e thjeshta të shtetasve shqiptarë e shtetasve brazilianë.
Në këtë mënyrë, që prej datës 27.11.2014 shtetasit e të dy vendeve kanë mundësinë që të lëvizin lirshëm në territoret e Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës Federative të Brazilit.
Shtetasit shqiptarë mund të hyjnë e qëndrojnë Republikën Federative të Brazilit për motive afatshkurtra deri në 90 ditë për 180 ditë, të llogaritura nga hyrja e parë.
Me këtë rast, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë shpreh edhe një herë kënaqësinë e saj për këtë lehtësim që i krijohet shtetasve të të dy vendeve për të lëvizur lirshëm në territoret respektive.