English

Arrestohen "babagjyshët e TEG"

Një vit pas vjedhjes spektakolare në qendren tregtare “TEG”, policia ka arrestuar grabitësit të veshuar si babagjyshë, të cilët grabitën një argjendari.
Nërkohë operacioni është përshëndetur edhe nga kryeministri Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook:
“Pergezime Policise per arrestimin e grabitesve qe moren fame si “babagjyshat e Vitit te Ri”. Po iken koha e te ikurve te drejtim te paditur!”
Sipas policisë grupi kriminal ishte i përbërë nga 8 persona dhe personat ishin përgjegjës edhe për disa grabitje të tjera në argjendari të ndryshme transmeton Ora news.
Policia njofton se operacioni i koduar “Babagjyshët” u zhvilluar gjatë 48 orëve të fundit.
Ngjarja ndodhi më 24 dhjetor, ku 4 persona të maskuar me veshjen e babagjyshit  hynë në qendrën tregtare në Tiranë dhe nën kërcënimin e armëve grabitën një argjendari dhe mundën të largohen prej andej brenda pak minutash.
Ndërkohë që në media u transmetua edhe videoja e grabitjes.

KOMENTE