Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim dypalësh me Kryeministrin serb Aleksandër Vuçiç, gjatë pjesëmarrjes në samitin e Beogradit, që zhvillohet mes kryetarëve të qeverive të 16 vendeve europiane dhe Kryeministrit kinez Li Keqiang.
Kryeministri Rama vlerësoi rritjen e ritmit të bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Serbisë dhe theksoi rëndësinë e shtrirjes së këtij bashkëpunimi edhe në fushën e zhvillimit infrastrukturor rajonal.
Të dy kryeministrat ishin të pranishëm edhe në nënshkrimin e marrëveshjes dypalëshe mbi njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit, marrëveshje e nënshkruar nga ministri i Brendshëm serb Nebojša Stefanoviç dhe ministri i Transportit dhe Infrastrukturës të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto.