English

Shqiptarët me viza 3 vjeçare në Amerikë

"Ndoshta per disa eshte lajm me vlere por per mua personalisht dhe per shumicen e shqiptareve eshte i pavlere.Ketu nuk eshte problemi sesa zgjat viza por a e merr dot ate.Dhe nuk po flas per ata qe duan te emigrojne por per te vizituar njerezit e dashur.Kam 10 vjet pa e pare vellane,aplikova njehere per vize dhe u ndesha me nje mosperfillje totale ne ambasade,e kuptova qe ishte e kote,nuk do tja dije njeri! Vura re qe kishte shume njerez te tjere qe nuk e mernin dot vizen,ndonese kishin njerez te familjes andej dhe kishin te gjitha garancite e kerkuara nga ambasada".

Kështu është shprehur një nga komentuesit pas dëgjimit të intervistës në emisionin "Top Story". të ambasadorit amerikan në ikje Aleksandër Arvizu.


Duke folur në një intervistë me gazetarin Sokol Balla, diplomati amerikan tha se “kemi një politikë të re që do të zbatohet për vizat. Shqiptarët që kualifikohen për marrjen e vizës së vizitorit, duke nisur nga nesër, do të kenë mundësinë ta kenë atë për tre vjet”, tha Arvizu.

Arvizu deklaroi se ky është një hap i rëndësishëm dhe duhet që të vlerësohet. Përsa i përket liberalizimit të plotë të vizave, Arvizu tha se është ende herët.

KOMENTE