English

Rruga Tiranë-Elbasan hapet sot pasdite

Pas rreth një jave rruga Tiranë-Elbasan ishte bllokuar për shkak të rrëshqitjes së dheut në afersi të Fashatit Ibë.
Ministri i Transportit, Edmond Haxhinasto ka kryer inspektimet në këtë aks të rrugës për të parë punën që po bëhet dhe garantoi se sot pasdite rruga do të hapet.

“Nga sot pasdite hapet rruga Tiranë – Elbasan. Hapja e këtij segmenti rrugor do të jetë me kufizime. Angazhim i plotë i strukturave për të zgjidhur situatën në Ibë. Heqja e masivit të dheut është një sfidë, për të cilën puna ka nisur nga pjesa e sipërme. Sfidë tjetër janë edhe linja elektrike, për këtë jemi me përfaqësues të OST-së në Ibë”, theksoi Haxhinasto gjatë fjalës së tij.

KOMENTE