English

Çifti Nishani kanë uruar Festën e Krishtlindjes

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani së bashku me Zonjën e Parë, Odeta Nishani zhvilluan dje vizita në Katedralen “Ringjallja e Krishtit”, në Arqipeshkvinë Metropolitane Tiranë-Durrës dhe në selinë e Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë, ku u uruan personalisht Festën e Krishtlindjes krerëve të bashkësive fetare të krishtera shqiptare.

Me këtë rast, pas vizitës në Katedralen ortodokse, Kreu i Shtetit theksoi: “Edhe njëherë gëzuar! Urimet më të mira për besimtarët e krishterë shqiptarë kudo ku janë në Shqipëri, në të gjitha viset shqiptare, në diasporë, në emigracion, paçin gjithmonë mirësi!

Ndërsa në Arqipeshkvinë katolike Presidenti Nishani u shpreh: “Viti që vjen të jetë një vit i mbarë dhe i bardhë për të gjithë shqiptarët! Do të drejtoj një lutje, dhe besoj se bashkohen në këtë lutje timen të gjithë besimtarët katolikë shqiptarë, që edhe ne së shpejti të kemi një kardinal shqiptar. Edhe një herë gëzuar dhe Krishtlindje të bukura e të mbara!”

KOMENTE