Argani është një pemë shumë e rrallë e cila rritet kryesisht në Marokun Jugor. Është pemë disa vjeçare, arra e së cilës ka cilësi të rralla kurative dhe zbukuruese.
Siç e shihni edhe në foto, dhitë ngjiten në pemë dhe ushqehen me arrat e arganit. Konsumimi i pemëve nga dhitë por edhe përfitimet nga banorët përreth kanë bërë që rrënjët e tyre të përgjysmohen në 50 vitet e fundit.
Vendaset, kryesisht gratë, punojnë për të prodhuar vajin e arganit. Prodhimi bëhet në mënyrë primitive, me gurë. Puna është shumë e lodhshme por mesa duket gratë janë mësuar të prodhojnë dhe të jetojnë me këtë punë. Në foton 4 është një dyqan më marok në të cilin shitet ky lloj vaji (i shtypur me gurë).
Bimë Mjekësore, njëherash dhe autori i shkrimit, kemi tentuar shpesh të bëjmë kontrata me marokun për të na furnizuar me arrë argani, por është e pamundur të na sigurojnë me sasi të mëdha arre, duke qenë së argani rritet vetëm në këtë zonë të Marokut. Pra, deri tani për ne është e pamundur të prodhojmë Vaj Argani.
Këshillat për ju që jetoni jashtë:
Vaji i arganit duhet të ketë një aromë të lehtë natyrale duke qenë se vetë arra ka një aromë të tillë.
Vaji i arganit, në mënyrë që të ketë të gjitha cilësitë kurative natyrale, duhet të jetë i pijshëm (si vajrat tona). Përderisa arrat e arganit janë të shijshme dhe përmbajnë shumë vlera, edhe vaji i tyre duhet të jetë i tillë.
Nëse në etiketë thuhet ''vetëm për përdorim kozmetik'' atëherë ky është tregues se argani është i përpunuar. Zakonisht të gjithë tregëtuesit e zbatojnë këtë pasi janë dhe janë të detyruar me ligj. Pra etiketa dhe këshillat duhet të jenë të sakta, pataj jeni ju që do të zgjidhni nëse do ta përdorni ose jo.
Vaji i arganit, nuk duhet të ketë aromë të fortë, nuk duhet të jetë i parfumosur dhe as i ngjyrosur, përndryshe nuk është argan. Po ashtu nuk duhet të jetë pa aromë fare pasi do të thotë që është tepër i përpunuar dhe i zhveshur nga vlerat.
Paketimi duhet të jetë patjetër në shishe qelqi të errët dhe jo i ekspozuar ndaj dritës së diellit. Nëse është i paketuar në plastikë ose në shishe me ngjyrë të çelët, është tregues i një cilësie të dobët.