Ministria e Jashtme e Shqipërisë sapo njofton se janë evakuuar të gjithë pasagjerët që ndodheshin në bordin e tragetit “Norman Atlantic”, i përfshirë nga flakët prej më shumë se 20 orësh.
60 pasagjerët e fundit janë shpëtuar, por janë shënuar 5 viktima nga kjo tragjedi.
Njëri prej pasagjerëve humbi jetën në përpjekje për të shpëtuar, duke u hedhur nga anija, ndërkohë që katër trupat e tjerë u nxorrën nga deti. Shtetasi me kombësi greke humbi jetën në tentativën për të braktisur anijen në flakë.
Në orën 13: 30 minuta rojet bregdetare italiane përmes një postimi në Twitter shkruajnë se tashmë janë evakuar të gjithë pasagjerët. Në bord ndodhen vetëm 9 persona të ekuipazhit për tu kujdesur për anijen.
Përmes një postimi në Twitter Marina ushtarake italian konfirmon se janë evakuar 419 persona, ndërsa numri i viktimave deri tani është 5.
vijon...