Pas 38 ditësh ekspozimi të 106 dhomave të tij, Bunk’Art do të shënojë nesër mbylljen e tij të përkohshme për publikun. Brenda tij gjendeshin dëshmi të periudhës diktatoriale, Bunk’Arti do të mbyllë dyert, për t’i rihapur sërish në një periudhë të mëvonshme, ende të papërcaktuar.
Përgjatë 38 ditëve, mbi 60 mijë persona patën mundësi të shikonin nga afër dokumente origjinale të periudhës së pushtimit nga nazi-fashistët, dhomat e përgatitura për të mbrojtur krerët e udhëheqjes në rast sulmi bërthamor, si dhe mjaft objekte interesante që i përkasin asaj periudhe.
Sipas vëzhgimeve të "A1Report", i cili ka ndjekur hap pas hapi interesimin e turistëve për këtë vepër kulture tashmë, veprimtarinë, njëra nga dhomat që ka zgjuar interes të veçantë është ajo e ish-diktatorit Enver Hoxha, por edhe ish-kryeministrit Mehmet Shehu. Ndërkohë, hapja e bunkerit të nëndheshëm ka patur jehonë edhe në mediat botërore duke u komentuar ndërtimin e bunkerit si një veprim paranojak të diktatorit Enver Hoxha, i frikësuar për një sulm që nuk erdhi asnjëherë.
Përveç turistëve shqiptarë që kanë vërshuar përgjatë të gjitha ditëve që bunkeri ka qenë i hapur, nuk ka munguar fluksi nga turistët e huaj, të cilët duket se e kanë pasur të vështirë të perceptojnë të gjitha vuajtjet që kanë hequr shqiptarët gjatë disa dekadave diktaturë, e sidomos përfaqësuesit e klerit. Sipas vëzhgimeve nga A1Report, interesi I brezit të ri për t;’u njohur nga afër me atë periudhë të errët të komunizmit, kanë qenë të rinjtë, të cilët nuk e kanë prekur nga afër atë periudhë.