Ministria e Punëve të Jashtme vendos në dispozicion të familjarëve të pasagjerëve që ndodhen në bordin e tragetit “Norman Atlantic” numrin e kontaktit: +355 69 935 6685.
Ministria e Punëve të Jashtme do të vijojë të informojë opinionin publik mbi ecurinë e evakuimit të shtetasve shqiptarë hap pas hapi.
11 nga 22 shqiptarët që gjendeshin në bordin e anijes “Norman Atlantic”, janë shpëtuar, ndërkohë që në anije ndodhen edhe 60 persona të tjerë. Ministria e Punëve të Jashtme i siguroi sot qytetarët shqiptarë, se të gjithë shqiptarët që ishin pjesë e anijes “Norman Atlantic” që u përfshi nga flakët, janë jashtë rrezikut, dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
Sipas MPJ-së, aktualisht po ju jepet ndihma e parë të gjithë të evakuuarve, dhe se të gjithë shtetasit shqiptarë nuk kanë asnjë problem me shëndetin. Për fat të mirë, shqiptarët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
“Nga Konsullata jonë e Barit informohemi se Senada Kolekaj në spitalin e Leçes është jashtë rrezikut për jetën. Në spitalin e Barit, ndodhen edhe shtetasit Albert Mane dhe Skëndaj, të cilëve po u jepet ndihma e parë, dhe janë jashtë rrezikut për jetën, Për fatin tonë të mirë, të gjithë shtetasit shqiptarë ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Shqipëria e ka shprehur angazhimin për të dhënë ndihmën maksimale për shtetasit shqiptarë, dhe të gjithë shtetasit të përfshirë në aksident. Deri tani po ecet mirë. Ne kemi vendosur në gatishmëri të gjitha instancat tona”, tha Këshilltari për Mediat në Ministrinë e Jashtme, Glevi Dervishi.
Lista e shqiptarëve të evakuar
1. Refik Aliko
2. Sheraf Aliko
3. Donika Aliko
4. Jonel Lamcaj
5. Festim Cuci
6. Hasie Cuci
7. Brunilda Cazo
8. Jorgo Kristo
MPJ informon se anija « ABY JEANNETTE » ndodhet ende në zonën e operacionit për të dhënë ndihmën për pasagjerët e tjerë që po evakuohen. Nga Konsullata jonë në Bari informohemi se shtetasja:
9. Senada Kolekaj ndodhet në Spitalin "Copertino" të Leçes, jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu nga Konsullata jonë në Bari informohemi se shtetasit shqiptarë:
10. Albert Mane
11. Alban Skendaj