2015 erdhi me djalë. Në orën 00:01 ka ardhur në jetë fëmija i parë për këtë vit. Foshnja lindi ne maternitetin "Koço Gliozheni" në kryeqytet, ka një peshë 4 kilogramë e 150 gramë dhe gëzon shëndet të plotë. Familjarët thonë se foshnja e lindur sot në mëngjes është fëmija i tretë i familjes. Sa i takon emrit, familjarët shprehen se ende nuk e kanë menduar se si do ta quajnë atë.