English

Operacioni "Skorpion", sekuestrohen 20 kg Marjuanë,

Më datë 05.01.2014, nga efektivat e Sektorit kundër Narkotikëve, pranë Drejtorisë së Policisë të Qarkut të Durrësit, u finalizua me sukses Operacioni i koduar "Skorpion", ku u sekuestrua një sasi prej 20 kg lëndë narkotike e llojit Marijuanë e presuar, e quajtur ndryshe "Cokollatë" me një vlerë monetare prej 50.000 eurosh.
Falë punës të mirëorganizuar të forcave të policisë, u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve shqiptar, lindur dhe banues në Qerret të Kavajës, Xhemal Krasniqi, 20 vjec, Elez Krasniqi, 32 vjec si dhe Jurgen Nushi, 19 vjec, banues në Durrës.
Lënda narkotike, ishte përgatitur për tu trafikuar drejt Italisë. Ndër të tjera, përvec lëndes narkotike, këtyre shtetasve iu sekuestruan edhe 150 fishekë automatiku model 56.
Materialet e përgatitura, do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Durrësit, për veprën penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”, vepër kjo e parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.

KOMENTE