Policia në Francë ka bërë shtatë arrestime lidhur me sulmin vdekjeprurës në Paris ndaj stafit të një reviste satirike.
Shtatë, ku dy prej tyre janë të dyshuarit kryesorë, u arrestuan në qytetet e Reims dhe Charleville-Mézières, si dhe në zonën e Parisit, tha policia.
Fotoja tregon dy vëllezërit të dyshuar për përfshirje në sulm.
Franca është në zi për 12 personat e vrarë kur Charlie HEBDO ishte në shënjestër nga persona të armatosur që brohoritnin parulla islamike.
Raportet thonë se të shtënat erdhën në një stacion të metrosë në jug të Parisit. Së paku një polic është raportuar të ketë qenë i plagosur. Nuk dihet nëse incidenti është i lidhur me sulmin mbi Charlie HEBDO.
Presidenti francez Francois Hollande është duke kryesuar një takim kabineti emergjent në Paris.
Një minutë heshtje do të respektohet në mesditë në të gjithë vendin ku këmbanat e Notre Dame do të bien në nderim të personave të vdekur.
Urdhër-arrestet janë lëshuar për Cherif dhe Said Kouachi, thuhet se është "i armatosur dhe i rrezikshëm". Një i dyshuar i tretë është dorëzuar.
Cherif Kouachi u dënua në 2008 deri në tre vjet burg për përkatësi në një grup me bazë në Paris ku dërgonte luftëtarë xhihadiste në Irak.
Një i dyshuar i tretë, 18-vjeçari Hamyd Mourad është dorëzuar vetë në polici në Charleville-Mézières. Ai thuhet se u dorëzua pas dëgjimit të emrit të tij në lajme.