English

11 vjeçari kalon aeroportin pa asnjë dokumentacion për në Romë

Një djalë 11-vjeçar hipi në një aeroplan nga Manchester për në Romë pa asnjë pasaportë, apo biletë , apo dokument tjetër për të kaluar.

Ai u përzie me familjet që kalonin nëpër kontrolle në Terminalin 1 të martën. Ai u gjet në mes të ajrit, në aeroplan Jet2 pasi pasagjerët e vunë re që ai ishte krejtësisht i vetëm.

Një zëdhënës i Manchester Airport tha se një numër i stafit të kompanisë ajrore ishin pezulluar.

Sekretari i Transportit Justine Greening tha se ishte "tepër e hidhur".

I riu ishte në pazar me nënën e tij në Qendrën Qytetare Wythenshawe kur ai u zhduk.

Stafi në qendër ishin të alarmuar dhe videot treguan se djalin kishte lënë qendrën para se të nisej për në aeroport.
Zëdhënësi i aeroportit tha se djali ka kaluar nëpër kontrolle sigurie, por nuk është pyetur për të treguar ndonjë dokumentacion.

Djali shkoi drejt e avionit më të afërt që ishte gati për fluturim në Romë.

KOMENTE