English

Tregu në Kombinat, Tiranë përfshihet nga flakët

Mbrëmjen e djeshme tregu industrial në Kombinat është përfshirë nga flakët.

Shkak mendohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike ku mësohet se dëmet e shkaktuara janë shumë të mëdha, ndërsa nuk raportohen persona të lënduar megjithëse aty kanë mbërritur edhe dy ambulanca.

Burime policore thanë se vatra e zjarrit fillimisht është shfaqur në një prej njësive tregtare dhe më pas është përhapur edhe tek të tjerat aty pranë.

KOMENTE