E diela ka përfunduar me fitore absolute teksa koalicioni radikal i majtë i SYRIZA-s, fitoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Greqi.
Duket se Greqia po merr një kthesë të rëndësishme përsa përket situatës që ka kaluar.
Partia e udhëhequr nga Aleksis Cipras fitoi bindshëm ndaj Demokracisë së Re të kryeministrit në detyrë Antonis Samaras. Sipas rezultateve zyrtarë të dhëna nga Ministria e Brendshme greke, SYRIZA kryeson me 36,06 për qind të votave, e ndjekur nga Demokracia e Re, e cila ka marrë 28.12 për qind të votave. Në vendin e tretë renditet partia neonaziste, Agimi i Artë, e cila ka mundur të marrë 6,34 % të votave. Po kështu, vërehet një rritje e partisë së qendrës, “Lumi” (Potami), e cila ka marrë 5,91 % të votave. PASOK-u i Venizellosit, humbi në mënyrë drastike, pasi ka marrë 4,74 % të votave, ndërsa partia e Papandreut, pritet që të mbetet jashtë Parlamentit, pasi nuk arriti ta kalonte pragun e nevojshëm për të hyrë në parlament, pasi arriti vetëm 2,2 % të votave.
40 vjecari Alexis Tsipras tha para mbështetësve të shumtë në Athinë se
Aleksis Tsipras: “Populli grek bëri histori. Greqia lë pas 5 vite poshtërim dhe tashmë merr frymë me dinjitet drejt BE-së.
Do të fillojmë me punë të madhe pas këtij vendimi të popullit grek. Mbyllet një kapitull i varfërisë së vendit tonë, duke lënë pas kujtimet e varfërisë dhe katastrofës. Trojka për Greqinë tashmë është një e kaluar. Nuk ka fitues dhe humbës por sot kemi mposhtur oligarkinë.
Qeveria e re greke nuk do të hapë konflikte të njëanshme, por sot përballë kemi një mundësi të jashtëzakonshme për një forum të ri, edhe për Europën, një politike të re për Evropën, për marrëdhënie të reja bazuar në respektimin e gjithsecilit por edhe në solidaritet.
Pikësynimi ynë i parë do të jetë të menaxhojmë dhe të përballemi me themelet e kësaj krizë. Le ta ngremë diellin e demokracisë, të dinjitetit dhe së bashku do ia dalim mbanë”.
Kundërshtari i tij politik, kryeministri Samaras i ka telefonuar Tsipras dhe e ka uruar për fitoren.