English

Finalizohet me sukses operacioni "Apellas", në Korçë

Ditën e djeshme, nga ana e Seksionit për Trafikun e Paligjshëm në Drejtorinë e Policisë Qarku Korcë, në bashkëpunim dhe me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korcë, në kuadër të veprimeve hetimore dy mujore, u bë e mundur finalizimi i operacionit policor të koduar "Apellas", ku është bërë ekzekutimi i urdhërit të prokurorit, mbi ekzekutimin e masave të sigurimit personal dhënë nga Gjykata e Korcës, të datës 29.01.2015, për shtetasit :

1-Martin Arëza, vjec 28, banues në Korcë, oficer policie në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Korcë, me detyre N/Specialist për Rendin dhe Sigurinë Publike, për veprat penale të "Ndihma për kalim të paligjshem të kufijve", parashikuar nga neni 298/3 i Kodit Penal dhe atë të "Fallsifikimit të dokumentave", parashikuar nga neni 186/3 i Kodit Penal.

2-Adriano Koçoli, vjec 50, banuese në Korcë, për veprën penale të "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", parashikuar nga neni 298/3 i Kodit Penal.

Dyshohet se të dy këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë ndihmuar për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, kundrejt shpërblimit, nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, persona të ndryshëm me probleme në sistemin Shengen të lëvizjes së lirë dhe në rastin e oficerit Martin Areza, duke përpiluar dokumenta të fallsifikuara në sajë të detyrës së tij.

Materialet proceduriale për sa më sipër, iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korcë, për hetime të mëtejshme.

Drejtoria e Policisë Qarkut Korcë.

KOMENTE