Sot është dita e fundit e dorëzimit të vetëdeklarimeve për objektet informale dhe të gjitha zyrat e ALUIZNI-t do të jenë hapur deri sa të ketë mbaruar dorëzimin e dokumentacionit edhe qytetari i fundit, që është pas dere. Qëndrimi i hapur i dyerve të ALUIZNI- t deri tek qytetari i i fundit, u bë i ditur për gazetën “Shekulli” nga Paulin Rajta, drejtor i Tirana 3, drejtoria që përfshin qarkun e Tiranës. Njoftimet nga ana e Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit/Integrimit të Zonave Informale kanë qenë të shpeshta për të ndërgjegjësuar qytetarët që të dorëzojnë vetëdeklarimet. Gjatë ditës së sotme, zyrat e pritjes së drejtorive rajonale kudo në Shqipëri do të presin derisa të dorëzohet edhe vetëdeklarimi nga ata qytetarë që do të jenë në radhë. Në tëgjithë vendin janë 14 Drejtori Rajonale dhe 11 sportelet shtesë të hapura prej ALUIZNI-t, nëpër qytete. Bashkëngjitur formularit të vetëdeklarimit, qytetarët duhet të kenë një certifikatë familjare, një certifikatë pronësie në rast se e kanë, si edhe disa fotografi të objektit. Më pas,do të jenë punonjësit e ALUIZNI- t që do të dalin në terren për të bërë verifikimet.
Çfarë pritet
Kur kanë mbetur edhe disa orë nga afati përfundimtar për të dorëzuar vetëdeklarimet, pritshmëritë janë që do të vetëdeklarohen rreth 350 mijë shtohen 251 milionë lekë më tepër. Çka do të thotë që buxheti total do të jetë 334,6 milionë lekë. Fati i atyre që nuk bëjnë vetëdeklarimet Ata qytetarë, që për arsye nga më të ndryshmet, nuk kanë pasur mundësi të dorëzojnë vetëdeklarimet, do të përballen me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) (ish- INUK). Kjo pasi dosjet i kalojnë këtij institucioni. Dhe ashtu sikundër janë shprehur drejtuesit e IKMT-së, “fadroma nuk do të falë asnjë ndërtim pa leje”. Ndërkohë që duke filluar nga dita e nesërme, kush ndërton pa leje apo edhe ndihmon në ndërtimet pa leje, do të dënohet me pesë vite burg. Tashmë dënimi nuk do të jetë vetëm në gjobë me vlerë monetare por në vite heqje lirie. Nga nesër do të hyjnë në fuqi ndryshimet e bëra në Kodin Penal. Po kështu, pas ditës së nesërme, Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK) objekte, ndërkohë që deri më tani janë rrethe 80 mijë objekte të vetëdeklaruara më tepër. Gjatë vitit që shkoi, deri në nëntor 2014, janë transferuar në fondin e kompensimit të pronarëve 251.8 milionë lekë nga të ardhurat e arkëtuara nga pagesat e parcelës ndërtimore të objekteve pa leje. Ligji i ri i legalizimeve parashikon që 70 për qind e të ardhurave që arkëtohen nga pagesa e truallit të shkojnë për pronarin e tokës, të shpronësuar për efekt të procesit legalizues, ndërsa pjesa e mbetur të përdoret nga ALUIZNI. Ky institucion theksoi se parashikohet trefishim i buxhetit që do të shkojë në adresë të Agjencisë së Pronave. Legalizimi i ndërtimeve informale rrit me tri herë më tepër buxhetin për kompensimin e ish-pronarëve. Burime nga ALUIZNI, thanë se nëpërmjet legalizimit të objekteve dhe zonave informale, në buxhetin për kompensimin e ish pronarëvedo të quhet Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT). Të gjithë ata që kapen duke ndërtuar pa leje, apo edhe bashkëpunëtorët, punonjësit dhe mbikëqyrësit do të dënohen me burg së bashku me pronarin e ndërtimit. “Më datë 1 shkurt hyjnë në fuqi ndryshimet për Kodin Penal, duke u hequr për ndërtimet e paligjshme koncepti i gjobës duke u zëvendësuar me ndërtimin e vetëm dhe jo alternativ, me dënimin me burg. Kemi ndryshime edhe masën e dënimit nga një vit ka shkuar në 5 vjet duke shtuar edhe konceptimin e pasojave të rënda si në tokë private ashtu edhe tokë shtetërore. Dënim është parashikuar me burg deri në 3 vjet edhe për ata që ndihmojnë në ngritjen e një ndërtimi pa leje, duke pasur parasysh këtu sipërmarrësit, ndërtuesit apo zbatuesit e punimeve ”- është shprehur në një deklarim të mëparshëm për mediat Dallëndyshe Bici, drejtore e IMKT-së. Këto lloj dënimesh sipas Bicit, bëhen në kuadër të frenimit të ndërtimeve pa leje dhe mbrojtjes së territorit. Në këtë kuadër, edhe personat që nuk do të bëjnë vetëdeklarimin janë të penalizuarit e parë që fadroma e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, do ti “vizitojë” të parat.