English

Studim. 20 vjeçarët e sotëm do të mbeten beqarë!

Gjysma e 20-vjeçarëve të sotëm nuk do të martohen kurrë, ka zbuluar një studim befasues. Kërkimi nga Fondacioni i Martesës tregon se, për arsye të ndryshme, 47% e femrave dhe 48% e meshkujve të moshës 20 vjeç nuk do të martohen kurrë.

Sipas studimit, ne te cilin u përfshinë një numër i madh personash të moshave të ndryshme, rezultoi se refuzimi më i madh kundrejt martesës ka ndodhur në të njëzetat e tyre.

Sot, vetëm 5 % e meshkujve dhe 10 % e femrave të moshës 25-vjeçare janë të martuar, krahasuar me 60 % të meshkujve dhe 80 % të femrave 44 vjet më parë.

Kërkuesit fajësuan një numër faktorësh, përfshirë këtu:

Bashkëjetesën e hershme, që i bën njerëzit më pak të predispozuar për t’u martuar.

Divorcet e njerëzve publikë

Ndikimin e shtetit në institutin e martesës.

KOMENTE