Familja Ulas tërhoqi vëmendjen e opinionit që në vitin 2005, kurse një vit më vonë u bënë edhe protagonistë të një dokumentari me titullin “Familja që ecën me katër këmbë”. Sapo u njohën me rastin e tyre, shumë shkencëtarë u përpoqën t`i japin shpjegim dukurisë së pazakontë me teorinë kontraverze të “’reverse evolution”(evolucioni i kundërt). Nga 14 anëtarët e familjes Ulas, vetëm pesë prej tyre, tri motra dhe dy vëllezër, ecin me këmbë dhe me duar. Njëri vëlla dhe njëra motër mund të çohen në këmbë dhe ndonjëherë të lëvizin normalisht, shkruan Oddity Central. Profesori Nicholas Humphrey nuk studioi se pse pesë anëtarët e familjes Ulas ecin me këmbë e me duar, por si përballen me jetën e përditshme. Ata shpesh kanë qenë objekt talljeje prej shumicës së njerëzve dhe për shkak të kësaj nuk shfaqen në publik, transmeton Tetova News. Njëra nga teoritë kryesore se pse pesë anëtarë të familjes Ulas ecin këmbadoras ishte “evolucioni në të kundërt” – ide e përfaqësuar nga biologu Uner Tan. Por, studimet e fundit kanë treguar se bëhet fjalë për pasoja nga një formë e rrallë e çrregullimit të trashëguar në trurin e vogël (hipoplazia cerebrale). Si duket, ata nuk mund ta mban ekuilibrin kur qëndrojnë drejt, prandaj detyrohen të ecin këmbadoras.
“Unë jam e vendosur për të korrigjuar keqkuptimin që mbizotëroi për “evolucionin në të kundërt”. Askush, në të vërtetë, nuk ka studiuar biomekanikën e mënyrës së tyre të ecjes. Treguam se lëvizja këmbadoras e anëtarëve të familjes Ulas është e njëjtë me lëvizjen e njerëzve të shëndetshëm kur u thua të lëvizin ashtu për çështje eksperimenti”, deklaroi Liza Shapiro nga Universiteti i Teksasit.
Primatët përdorin grushtet kur ecin këmbadoras, kurse anëtarët e familjes Ulas shfrytëzojnë shputat e duarve. Gjithashtu, ata bëjnë lëvizje laterale, kurse primatët kane ecje diagonale. Edhe pse tani ka sqarime për ecjen e pazakontë të pesë anëtarëve të familjes Ulas, megjithatë ende nuk ekzistojnë barëra për shërimin e sëmundjes së tyre. Sipas të gjitha gjasave, ata do të vazhdojnë të ecin në këtë mënyrë deri në fund të jetës.