E përditshmja greke “To Vima”,ka publikuar një lajm ku Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Anastasios Janullatos është një ndër kandidatët kryesorë për postin e presidentit të Greqisë.
“Burime shumë të sigurta na kanë raportuar se drejtues të lartë të SYRIZA-s, që kanë lidhje me Lidhjen e Manastireve të Malit të Shenjtë, kanë ditë që po përpiqen që të joshin Kryepeshkopin e Shqipërisë Anastasio që të pranojë ofertën e kryeministrit Alekis Cipras për të qenë kandidat për President të Republikës”, shkruan e përditshmja “To Vima”.
Por, përgjigja që kanë marrë nga kryepeshkopi ka qenë negative. Mësohet se ai u është përgjigjur se është një person apolitik, me një detyrë sociale e fetare dhe kjo nuk e lejon të pranojë asnjë post tjetër.
Megjitatë, ekipi i qeverisë “Cipras” do të vazhdojnë përpjekjet e tyre dhe shpresojnë që ta bindin Janullatosin
Nga kampi i Demokracisë së Re kandidat do të jetë Dimitris Avramopulos, megjithëse ai është kundërshtuar nga SYRIZA.