English

Stuhi e dytë pritet të përfshijë vendin. Kujdesni

Sipas meteorologëve pritet që dita e nesërme të shoqërohet me stuhi të forta gjë që situata e përmbytjeve në vend do të kalojë një krizë tjetër që mund të jetë dhe më e rrezikshme.

Lidhur me këto parashikime sipas meteorologëve ekspertët porositin për familjet që kanë lënë banesat që të mos kthehen në to pasi rreziku do të jetë edhe më i madh.

Në jug priten stuhi të fuqishme shiu me intensitet të lartë, ndërsa në veri do të ketë reshje dëbore. Sipas Shërbimit Meteorologjik Kombëtar situata nga sot në mbrëmje do të jetë akoma dhe më e vështirë, për këtë arsye duhet gatishmëria e plotë e të gjitha forcave të emergjencës që janë aktualisht në terren.

Ndërkohë që banorëve, shtëpitë e të cilëve rrezikohen nga përmbytjet, u bëhet thirrje që të mos rikthehen, pasi gjendja kritike nuk ka kaluar ende dhe gjasat janë për përkeqësim të situatës.

Të njëjtën thirrje e përsëriti edhe kreu i qeverisë, Edi Rama, i cili nga Ura Vajgurore theksoi se vendi kërcënohet nga një stuhi e dytë.

Deri më tani numërohen 420 familje të evokuara, 5 mijë hektarë tokë janë nën ujë, ndërkohë që ende nuk ka një shifër të dëmeve materiale.

KOMENTE