English

Bajram Savash, shtetasi turk që vidhte bankomatët me karta të klonuara

Bajram Savash, është shtetasi turk, 34 vjeçar i cili sipas policisë kishte tre muaj që jetonte në Shqipëri.

Por jetesa e tij ishte "luksoze" pasi mënyra që kishte zgjedhur për të jetuar ishte pa u rraskapitur.

34-vjeçari i cili përfundoi ditën e sotme në pranga vidhte para nga bankomatet me karta të klonuara.

Bëhet me dije se Bajram Savash kishte vjedhur mbi 10 mijë euro në këtë mënyrë. Ai kishte klonuar karta të shtetasve shqiptarë dhe të huaj.

Njësia Operacionale e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit nga Krimi Kibernetik, pas një operacioni bëri të mundur arrestimin e tij, ndërkohë popunon për zbardhjen e ndonjë rrjeti të mundshëm.

KOMENTE