English

Informacion lidhur me situatën e përmbytjeve

Gjatë orëve të natës dhe mëngjesit të sotëm moti në të gjithë territorin e vendit ka qënë me reshje të pakta kryesisht në zonën veriore kryesisht në qarkun e Shkodrës dhe të Kukësit.

Në zonat malore mbi 800 m në rrethin e Malësisë së Madhe dhe në rrethin e Kukësit ka patur reshje dëbore të cilat shkuan deri në 40-50 cm.

QARKU SHKODËR. Gjatë orëve të kaluara në qarkun e Shkodrës ka patur reshje të dobëta shiu dhe në lartësinë mbi 800 m reshjet kanë qënë në formë dëbore. Më të theksuara reshjet e dëborës kanë qënë në komunën e Shalës deri në 40 cm dhe veçanërisht në Vermosh ku lartësia arriti deri në 60 cm.

Për largimin e dëborës nga trupi i rrugës në komunën Shalë është dërguar një mjet tip fadrome e DPEC për tu përdorur nga drejtuesit e komunës.

QARKU KUKËS. Gjatë orëve të kaluara në të gjithë qarkun e Kukësit ka patur reshje normale shiu dhe dëbore. Në lartësitë mbi 600 m sasia e dëborës së rënë ka qënë 30-40 cm, kurse në lartësinë mbi 800 m dëbora e rënë është 50-60 cm. Reshjet janë ndërprerë në orët e mbrëmjes dhe kanë rifilluar sot në orët e para të mëngjesit sidomos në rrethin e Tropojës, ku lartësia e dëborës është 40-50 cm dhe në zonën e Valbonës 1.5 m.

Nga informacionet e dhëna nga specialisti i emergjencave Civile në administratën e Prefektit të qarkut komuna të bllokuara ka vetëm një ajo e Arrënit, në rrethin e Kukësit, kurse komuna e Lekbibajt, në rrethin e Tropojës është bllokuar për rreth 6 orë dhe është rihapur me një mjet të angazhuar nga komuna.

Të gjitha akset nacionale qarkullohen pa zinxhirë. Autostrada e Kombit është e qarkullueshme pa zinxhirë edhe pse vazhdojnë të bien reshje e dëborës. Mjetet borëpastruese po punojnë në autostradë, për të larguar dëborën që bie vazhdimisht dhe pa ndërprerje.

Aksi nacional Kukës–Q.Shllak është i përfshirë nga reshjet e borës.Trashësia e dëborës është 50 cm. Aksi B.Curri Valbonë si pasojë e reshjeve të shumta të dëborës aktualisht është me një kalim dhe subjekti kontraktues po punon për krijimin e xhepave të shkëmbimit të mjeteve.

Të gjitha mjetet borëpastruese janë vendosur në segmentet e përcaktuara si problematike dhe kanë bërë ndërhyrjet e duhura për të mbajtur rrugët e hapura. Në të gjitha akset nacionale subjektet e kontraktuara për mirembajtjen po përdorin kripë, si dhe largojnë inertet nga rruga, të cilat bien nga skarpatet anësorë.

QARKU DIBËR. Gjatë orëve në vazhdim në të gjithë qarkun kanë rënë reshje mesatare shiu, kurse në lartësinë mbi 800 m reshjet kanë qënë në formë dëbore. Në të gjithë qarkun nuk ka probleme për bllokimin e rrugëve sepse sasia e reshjeve në zonat malore nuk i kalon 20 cm. E bllokuar është vetëm rruga Lurë-Peshkopi, deri në Fushë Çivën, por qarkullimi i mjeteve bëhet nga rruga për në Rëshen.

QARKU FIER. Gjatë orëve të natës dhe në vazhdim ka patur reshje shiu mesatare pa shkaktuar probleme.Në fshatin Darzezë janë evakuuar të gjithë banorët të cilët ishin ende të strehuar në banesat e tyre.
Hidrovoret punojnë me kapacitet të plotë dhe niveli i lumenjëve Vjosa, Semani dhe Gjanica janë në shtratin normal të tyre.
Po bëhen evidentimet të familjeve të prekura nga përmbytja.
Niveli i ujit nëpër kanale kulluese po vazhdon të normalizohet dhe Hidrovori punon me kapacitet të plotë për largimin e ujrave sipërfaqësore në det. Po zvogëlohet ndjeshëm sipërfaqja bujqësore e tokave të përmbytura me largimin e ujrave nga kanalet.

QARKU I GJIROKASTRËS. Reshjet e shiut në territorin e qarkut të Gjirokastrës gjatë orëve në vazhdim kanë qënë mesatare, në lartësitë mbi 800 m reshjet kanë qënë në formë dëbore.
Rrugët nacionale janë të gjitha të hapura.

QARKU VLORË. Në këtë qark ka reshje mesatare shiu.Vazhdon puna në Argjinaturën e Lagunës së Nartës dhe po punojnë 35 kamionë për mbushjen e saj në vendin ku rrezikohet çarrja. Mjetet janë marrë me qera nga Komisioni i Emergjencave Civile të qarkut dhe Bordi i Kullimit.
Në zonat e përmbytura janë shpërndarë ndihma ushqimore nga bizneset private, sot do të shpërndajë edhe Kryqi i Kuq Shqiptar.

QARKU ELBASAN. Gjatë orëve të natës nuk ka patur reshje por në orët e mengjezit reshjet me intesitet mesatar dhe me ndërprerje. Aksi rrugore Elbasan – Gjinar vazhdon i bllokuar.Segmenti Banjë – Gramsh vazhdon i përmbytur nga lumi Devoll, qarkullimi kryhen në rrugën e sipërme.Aksi Librazhd- Stërblevë i hapur deri në Fushë Studen por qarkullohet me zinxhirë,
Bordi i kullimit raporton se niveli i ujit në lumin Shkumbin ka rënie të theksuar në rreth 2 m kjo ka bërë të mundur të futen në punë pompat në kolektorët e largimit të ujrave.

QARKU BERAT. Ka patur reshje mesatare shiu. Në lartësitë mbi 800 m në zonën e Skreparit ka patur reshje dëbore.Kjo situatë ka krijuar probleme në akset rrugore të tre komunave të rrethit të Skraparit: Gjerbës, Leshnjë dhe Zhepë. Për hapjen e rrugëve lidhëse të këtyrekomunave është angazhuarnjë fadromë nga nënprefekti i rrethit të Skraparit.
Prurjet e ujit në lumin Osum dhe Devoll janë në nivel normal.

QARKU KORÇË. Gjatë orëve të natës dhe në vazhdim po bien reshje dëbore dhe lartësia ka shkuar 30-40 cm kurse në zonat malore deri në 60-70 cm. Aksi Korçë – Ersekë wshtw i kalueshëm me zinxhirrë; Ersekë – Leskovik – Çarshovë i kalueshëm me zinxhirë; Korçë – Dardhë i kalueshëm me zinxhirë; Aksi Korçë – Voskopojë me zinxhirrë.Qafë Thanë- Pogradec- Korçë – Kapshticë i qarkullueshëm pa zinxhirë.
Akset e tjera janë të kalueshme pa zinxhirrë.

KOMENTE