Gjendja e reshjeve të shiut rënë ditët e fundit nuk ka lenë pa prekur edhe fushën e Maliqit në Korçë.
Lumi Devoll ka vënë nën pushtetin e tij 200 ha tokë të fushës së Maliqit, duke sjellë dhe reagimin e banorëve të zonës.
Fermerët e prekur nga përmbytjet thonë se nëse uji nuk tërhiqet prodhimet do të shkojnë dëm. Atyre u rrezikohen të ardhurat e gjithë vitit.
Sipas drejtorit te Bordit të Kullimit është e pamundur të ndërhyhet për shkak se niveli i lumit ka dalë mbi nivelin e tokave.
E vetmja zgjidhje për drejtorin Nexhip Merollin është ndertimi i një hidrovori.
“200 ha janë përmbytur, pjesa më e madhe janë tokë e papunuar” thotë ai.
Më e renduar situata paraqitet tek vendi i quajtur Pylli i Fazaneve, ndërkohë që nese reshjet do rikthehen situata pritet te perkeqesohet.