Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Z.Artan Didi, mori pjesë sot në ceremoninë e zhvilluar me rastin e fillimit të Shkollës Bazë të Policisë “Për patrullë të Përgjithshme” për grupin e dytë prej 500 kursantë, të cilët u përzgjodhën pasi kaluan me sukses të gjitha fazat e procesit konkurrues të zhvilluar vitin e kaluar. Të pranishëm në ceremoni ishin dhe Drejtori i Qendrës së Formimit Policor, Drejtues i Parë Bilbil Mema, si dhe stafi mësimdhënës i kësaj qendre.
Gjatë fjalës së tij në këtë ceremoni Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, duke iu uruar suksese kursantëve gjatë procesit të shkollimit dhe trajnimit, u kërkoi atyre që të angazhohen maksimalisht, të marrin sa më shumë dije, në mënyrë që të jenë të aftë profesionalisht për t’i shërbyer sa më mirë publikut.
Fillimi i këtij shkollimi nuk duhet parë nga ana juaj si një privilegj për të përfituar të mira materiale, por si një mundësi për ti shërbyer denjësisht publikut, u shpreh Z.Didi.
Po ashtu Drejtori i Përgjithshëm u kërkoi kursantëve, që krahas aftësimit të tyre teorik, ti kushtojnë vëmendje të veçantë dhe procesit të përgatitjes fizike dhe aftësimit të tyre praktik, pasi siguria kërkon punonjës policie të përgatitur fizikisht, si dhe nga ana operacionale.
Ju do të jeni punonjës policie, që do shërbeni në të gjitha rrethet e vendit, duke u përballur me sfidat e këtij profesioni sa fisnik aq dhe të vështirë dhe në këtë shërbim ju duhet të reflektoni korrektësi, profesionalizëm dhe etikë, duke mos u pajtuar me asnjë akt korrupsioni dhe duke zbatuar me përpikmëri ligjin, theksoi Z.Didi.
Ndërkohë Drejtues Bilbil Mema, duke ju uruar mirëseardhjen në Qendrën e Formimit Policor, ku për ta fillon një faqe e re në gjirin e organizatës më të madhe dhe më të rëndësishme të zbatimit të ligjit, u kërkoi kursantëve të rinj që të tregojnë gatishmërinë e duhur për të përvetësuar çdo detaj të programit mësimor, si dhe i për mbështetjen e vazhdueshme që do të kenë nga stafi mësimdhënës gjatë shkollimit.
“Të punosh në rrallët e policisë së shtetit është sa privilegj aq dhe detyrim madhor, por mbi të gjitha është nder dhe një nder i tillë ju ofrohet juve, me shpresën e madhe që një ditë do të justifikoni besimin që ju jepet si shërbëtor të denjë të komunitetit. Personalisht ju siguroj se stafi mësimdhënës i Qendrës së Formimit Policor do të jetë në shërbim të përgatitjes suaj sa më profesionale, nga ana tjetër shpresoj dhe ju ftoj që këtij përkushtimit ti përgjigjeni me gatishmërinë tuaj për të përvetësuar çdo detaj të programit mësimor.” – vuri në dukje Z.Mema.
Gjatë kësaj ceremoni Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së shtetit dhe Drejtori i Qendrës së Formimit Policor vunë në dukje faktin se njohuritë e fituara gjatë procesit të shkollimit bazë policor, shërbejnë si gur i rëndësishëm në themelin e karrierës profesionale të gjithë kursantëve në Policinë e Shtetit, por ky proces është vetëm fillimi i shkollimit policor, pasi në strukturat ku do të shërbejnë në të ardhmen, do të vijojnë trajnimet dhe shkollimet për forcimin e vazhdueshëm profesional, që bazohet në teorinë e të mësuarit gjatë gjithë jetës.
Ky është kursi i 9-të i Shkollës Bazë të Policisë për Patrullë të Përgjithshme, përmes të cilit do të marrin njohuritë e duhura 500 kursantë, rreth 50%