6 shkurti është Dita Ndërkombëtare për Zero Tolerancë ndaj Gjymtimit Gjenital Femëror
Deri në 140 milionë vajza dhe gra kanë pësuar një formë të gjymtimit gjenital femëror, e njohur si FGM. Shumica ishin të moshës 15 ose më të reja.
"Ne nuk mund të lemë që numrat tronditëse të na mpijnë - ato duhet të na detyrojnë të veprojmë," është shprehur Anthony Lake, drejtor ekzekutiv i UNICEF-it.
FGM praktikohet në 29 shtete, kryesisht në Afrikë dhe Lindjen e Mesme, por edhe nga disa komunitete të emigrantëve në Perëndim. Sipas UNICEF-it, edhe 30 milionë vajza në mbarë botën mund të jetë subjekt i FGM në 10 vitet e ardhshme.
FGM nuk ka bazë në asnjë fe, as nuk jep ndonjë përfitim shëndetësor. Por pasojat janë shkatërruese. Dhimbje dhe traumat e procedurës fillestare mund të fillojnë një jetë të vuajtjes fizike dhe psikologjike.
Shtetet e Bashkuara mbështesin metoda me baze komuniteti që përfshijnë të gjithë anëtarët e shoqërisë, si mënyrën më të mirë për të luftuar FGM. Kur njerëzit vijnë për të kuptuar shkaqet fizike dhe psikologjike të FGM-së, ata shpesh bëhen aktivistë efektive për zhdukjen.