English

Fier. Digjet magazina me mallra të skaduara

Mëngjesin e sotëm edhe pse shirat kanë nisur që natën nuk kanë mundur të shuajnë flakët që kanë përfshirë një magazine me mallra të skaduar në Fier.

Magazina mësoeht të jetë sekuestruar një ditë më parë dhe si për çudi ditën e dytë ajo përfshihet nga flakët edhe pse nuk mund të thuhen qartë shkaqet e rënies së zjarrit.

Forcat e Krimit Ekonomik sekuestruan dje magazinën rreth 400 m2 dhe me mbi 35 ton ushqime të skaduara, disa prej të cilave që nga viti 2011. Policia arrestoi dy pronarët e saj, Bujar dhe Besim Tupin, 40 dhe 42 vjeç. Sipas bluve të Fierit, produkteve u hiqej etika e skadimit duke e zëvendësuar me një tjetër.

Çështja i ka kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier.

KOMENTE