English

Gent Sejko, vendoset në krye të Bankës së Shqipërisë (VIDEO)

Gent Sejko vendoset në krye të Bankës së Shqipërisë. Kuvendi votoi mbrëmjen e sotme, pas dekretimit të emrit nga ana e presidentit Bujar Nishani, Gent Sejkon si guvernatorin e ri të bankës qendrore.

Pas 6 muajsh vakancë të postit të Guvernatorit në BSH, pas largimit të Ardian Fullanit me zbulimin e skandalit të vjedhjes së 713 milionë lekëve, Sejko do të drejtojë autoritetin më të lartë bankar në Shqipëri.

Dekreti i Nishanit, vjen pas përzgjedhjes së listës së tij prej 3 kanditatësh si Guvernator të ri të BSH, në mesin e të cilëve, krahas Sejkos, ishin edhe Arjan Kadare, dhe Nik Markola.

Kush është Gent Sejko

Genti Sejko aktualisht është zv/drejtori i përgjithshëm i bankës “Societe Generale Albania”. Sejko ka punuar gjatë në fushën e bankingut, por edhe në institucionet ndërkombëtare. Ai është diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë në Tiranë dhe më pas ka ndjekur studimet Master në Universitetin e Glasgout në Skoci, ku dhe ka mbrojtur më pas doktoraturën. Gjatë periudhës 1993- 1995 ai ka qenë inspektor mbikëqyrës në Bankën e Shqipërisë, ndërsa për afro dy vite ka punuar në SHBA pranë rezervës federale. Ai ka eksperiencë në fushën e auditit, pasi ka punuar me kompani ndërkombëtare si “Deloitte & Touche”, dhe ka qënë në disa poste të larta drejtimi në bankës “Raiffeisen”. Prej vitit 2010 dhe deri tani, ai punon në bankën “Societe Generale”.
2205

KOMENTE