English

Lumi Vërdovë i merr jetën 38 vjeçares Monika Abrashi

Mëngjesi i sotëm ka sjellë vdekjen e 38 vjeçares nga fshati Vërdovë në Pogradec pasi lumi Vërdovë ka dalë nga shtrati dhe e ka marrë në rrjedhën e tij.

Mësohet se gruaja, e identifikuar si Monika Abrashi të ketë dalë në oborr kur është marrë para nga prurjet e lumit Vërdovë.

Banesa e familjes Abrashi ishte ngjitur me lumin, dhe se prujet e vrullshme të lumit kanë shembur murrin e oborrit dhe kanë marrë para dhe gruan e re.

Trupi i saj është gjetur 20 metra larg nga Liqeni.

KOMENTE