Supermarketet janë urdhëruar që të mbajnë larg nga fruta perimet një lloj lule të verdhë që quhet daffodils këtë pranverë - pasi ato janë ngatërruar me ushqimin.
Në një letër për dyqanet e mëdha, në Angli, Instituti i Shëndetit Publik paralajmëroi se lulet mund të ngatërrohen me qepë ose perime kineze, dhe konsumi i tyre ishte një "rrezik në zhvillim".
Daffodils përmbajnë alkaloide helmuese që mund të shkaktojnë të vjella të rënda, tha ai.
Ai vuri në dukje 27 raste të helmimit lidhur me daffodils dhe narcissi vitin e kaluar.
E rrezikshme nëse hahen
Prof Paul Cosford, drejtor për mbrojtjen e shëndetit Publik, në Angli i shkroi një letër dyqaneve ku i tregonte disa "hapa për të shmangur helmimet nga kjo lule e verdhë këtë pranverë".
Daffodils janë të rrezikshme nëse hahen dhe helmimi mund të ndodhë si rezultat i kësaj."
Helmimi i verdhë në Britani nuk është diçka e paparë. Në 2012, komuniteti kinez i Bristolit u kërkoi të mos hani daffodils pasi 10 njerëz u trajtuan në spital.
U mendua se ata mund të kenë gabuar me pjesën e gjelbër të lules për një erëzë që përdoret në gatimet kineze.
Një zëdhënës i Shëndetit Publik Uells tha se ata mbështetën udhëzimet.