Kryetari i parë i Bashkisë së Tiranës pas vitit ’90 Sali Kelmendi ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme. Mësohet se Kelmendi ka ndërruar jetë pas një ataku kardiak.
Sali Kelmendi kishte lindur në Tiranë në 31 maj të vitit 1947. Ai u zgjodh kryetar i Bashkisë së Tiranës në 2 qershor 1992 me zgjedhje demokratike.
Kelmendi ka qenë njëri prej themeluesve të Partisë Demokratike.
Në fillim të viteve '90, ai punoi në Ministrinë e Arsimit në të cilën mbulonte arsimin profesional. Pasi zgjidhet si kryetar i sindikatës së pavarur për Ministrinë e Arsimit merr pjesë në themelimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Në vitin 1992 emërohet kryetar i Komitetit Ekzekutiv Pluralist dhe më pas në zgjedhjet e korrikut 1992 për pushtetin lokal, zgjidhet Kryetar i Bashkisë së Tiranës.
Gjatë punës së tij 4-vjeçare Kelmendi privatizoi gjithë ndërrmarjet që ishin shtetëzuar në kohën e komunizmit.