English

Hudhrat e mbira përmbajnë akoma më shumë antioksidantë. Mos i hidhni

Nëse hudhrat tuaja në shtëpi kanë filluar (të mbijnë siç i themi ne)shumë njerëz i hedhin duke i quajtur të mos përdorshme.

Që këtej e tutja pasi të lexoni studimin e ri nga shkencëtarët do të ndryshoni mendim.

Sipas studimit më të fundit të publikuar në Gazetën e Bujqësisë dhe Ushqimit, hudhra në këtë stad përmban pesë herë më shumë antioksidantë se sa hudhrat e freskëta.


"Kur bimët (qepa, hudhra,) lëshojnë lastarë janë të ndjeshme ndaj bakteret, viruset dhe insekteve," thotë Dr Jong-Sand Kim, autor i studimit. "Ajo i bën ata të prodhojnë phytoalexins, kimike me efekt të fortë mbrojtëse. Shumica e tyre janë toksike për mikroorganizmat dhe insektet, por mjaft të dobishme për shëndetin e njeriut. "

Por gjithsesi hudhra është gjithmonë një zgjedhje e mirë. Të dy variacionet përmbajnë komponimet e squfurit, të shëndetshme, si allicin, dhe shumë studime kanë treguar se këto komponime mund të ngadalësojë arterisklerozën dhe ulin presionin e gjakut dhe rrezikun e disa lloje kanceresh.

KOMENTE