English

Seminar kundër terrorizmit të organizuar në Kosovë

Në qytetin e Prishtinës në Kosovë, në datat 22 dhe 23 prill 2015, është duke u zhvilluar Seminari kundër terrorizmit, me temë “Lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm”.

Ky seminar, është mundësuar nga Departamenti i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara dhe ICITAP- Kosovë.

Në këtë seminar, marrin pjesë delegacione të nivelit të lartë nga policitë e vendeve të rajonit, Maqedonia, Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Bosnjë - Hercegovina, Kroacia dhe Kosova në rangun e Drejtorëve të policive të këtyre vendeve, të shoqëruar nga drejtorët e strukturave kundër terrorit në rajon.

Delegacioni i Policisë Shqiptare, kryesohet nga Drejtori i Policisë së Shtetit, z. Haki ÇAKO.

Gjatë zhvillimit të punimeve të ditës së parë të seminarit, në komentet e Drejtorëve të Policive, u theksua bashkëpunimi shumë i mirë që ekziston ndërmjet policive në rajon, dhe në veçanti të strukturave kundër terrorit.

Falë këtij bashkëpunimi, është minimizuar efekti i kalimit të kufirit, i individëve dhe grupeve që shkojnë në Siri për të luftuar, pasi këto struktura, tashmë kanë fituar eksperiencë, në shkëmbimin e të dhënave dhe në kryerjen e hetimeve të përbashkëta.

Në fjalën e tij, Drejtori i Policisë Shqiptare, Z. Haki ÇAKO, vlerësoi mbështetjen e ofruar nga SHBA dhe punën e bërë nga strukturat kundër terrorit në vendet e rajonit.

Më tej zoti ÇAKO, gjatë fjalës së tij ndër të tjera, parashtroi nevojat për intensifikimin e hetimeve të përbashkëta në këtë fushë dhe propozoi vendosjen e linjave të sigurta dhe direkte të komunikimit, ndërmjet strukturave anti-terror, në rajon e më gjerë.

Në ditën e parë të aktivitetit, Drejtori i Policisë Shqiptare Z. Haki ÇAKO, zhvilloi disa takime bilaterale me Drejtorët e Policisë së Serbisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës.

Në një takim të veçantë pune mes katër Drejtorëve të Policisë (Serbi, Kosovë, Shqipëri, Kroaci), u propozua ngritja e “grupeve hetimore” të përbashkëta, për rastet kur aktiviteti i individëve/grupeve që shkojnë për të luftuar në Siri, për jihad, shtrihet në disa vende të rajonit.

Në ditën e parë të aktivitetit, përfaqësuesit e vendeve pjesëmarrëse, prezantuan praktikat e tyre më të mira lidhur me hetimin, trajtimin e informacionit për terrorizmin, metodollogjitë në hetimin e tyre, sukseset e arritura ne luftën kundër terrorizmit dhe sfidat për të ardhmen.

Një vend i veçantë i’u kushtua rolit të menaxhimit të kufirit, në parandalimin e terrorizmit.

Ky seminar, do ti vazhdojë punimet e tij në ditën e dytë, me prezantimin e praktikave më të mira të vendeve të rajonit në luftën kundër terrrorit dhe me identifikimin e fushave prioritare për bashkëpunim e bashkërendim për të ardhmen.

Në këtë seminar, marrin pjesë dhe përfaqësues të FBI-së, të cilët do të ndajnë eksperiencat e tyre në këtë fushë, me vendet përfaqësuesit e vendeve pjesëmarrëse.

KOMENTE