A e dini se banania përveçse është e shëndetshme kur e hamë ajo është një maskë shumë e mirë edhe për flokët që bien.
Me durim dhe vullnet përgatitni këtë maskë për flokët:
Përbërësit e nevojshëm:
- 1 banane
- 3 pika vaj bajame
Metoda e përgatitjes:
Bananen shtypeni në formë pureje dhe shtoni pikat e vajit të bajames. Sigurohuni që dy përbërësit të përzihen shumë mirë në mënyrë që të merrni përzierje homogjene.
Aplikoni maskën në skalpin e kokës duke bërë butësisht masazh. Pastaj mbështilleni kokën me një peshqir dhe mbajeni 30 minuta.
Më pas lajeni me shampon tuaj të zakonshme.
Flokët tuaj do të jenë të buta. Kjo maskë banane shërben për të gjitha llojet e flokëve.