Disa ushqime mund te kontribuojne ne zhvillimin e kancerit; disa te tjera mund te ulin rrezikun. Ndiqni keto rregulla per te minimizuar rrezikun e kancerit. Me konkretisht, keto ndryshime ju ndihmojne te ulni rrezikun e kancerit te zorres se trashe dhe te parandaloni semundje te sistemit kardiovaskular. Per ata qe kane predispozite gjenetike per kancerin e kolones eshte jo nje alternative por domosdoshmeri!
1. Mbani nje regjim ushqimor me pak yndyre dhe sa me pak yndyrna shtazore te ngopura!
Jane dy menyra sesi yndyrnat e ushqimit ndikojne ne zhvillimin e kancerit. E para, qelizat tumorale nevojiten lipoproteina te densitetit te ulet qe te zhvillohen (LDL- kolesteroli I keq!). Keshtu, nje diete qe ndikon ne uljen e LDL-se ndikon edhe ne uljen e rritjes se qelizave kanceroze. Konsumi I yndyrnave gjithashtu rrit prodhimin e lengut tretes te melcise. Nese prodhohet me shumice, ky leng qendron me gjate ne zorren e trashe dhe kthehet ne acid apkolik, nje kancerogjen I provuar. Ketu jepen keshilla sesi te konsumoni me pak yndyrna dhe ato te duhurat:
Konsumoni aq sa duhet yndyrna
Jo me shume se 30% e kalorive ditore duhet te vijne nga yndyrnat. Kjo do te thote se nese nevojiteni 2500kalori ne dite, sasia e yndyrnave nuk duhet te jete me shume se 70gr.
Konsumoni yndyrnat e duhura
Konsumi I yndyrnave te gabuara eshte shume me keq sesa konsumi I tepert I yndyrnave. Kerkimet shkencore e evidentuan kete fakt kur vune re se disa popullata me dieta te pasura ne yndyre si eskimezet dhe mesdheu, e kane me pak te perhapur kancerin. Disa lloje yndyrnash jo vetem nuk kane ndikim negativ por duket se edhe ndihmojne per ta luftuar:
Yndyrnat e pangopura te gjendura ne ushqime bimore si fara, perime dhe fasule
Vaji I ullirit, I linit, farave te rrushit, farave te kerpit, arrave dhe avokados (te presuar ne te ftohte). Vaji I ullirit ka efekt mbrojtes kunder kancerit te gjirit si dhe vaji I farave te kungullit ka ndikim pozitiv ne parandalimin e kancerit te perostates te meshkujt.
*Kujdes: keto vajra nuk jane aspak te pershtatshem per gatim, pervec vajit te ullirit!
Vaji I peshkut si sardelve, salmonit, tonit. Edhe suplementet cilesore me yndyrna omega 3 jane nje alternative parandaluese sidomos per kancerin e zorres se trashe!
Mos konsumoni yndyrna te demshme:
Evitoni yndyrnat e hidrogjenizuar si margarinat vegjetale. Evitoni yndyrnat e rafinuara si vajrat bimor te farerave, sojes, palmes, ato jane potencialisht kancerogjene! Kontrolloni etiketen e ushqimeve te gatshme, nese shkruhet "yndyrna vegjetale" (vegetable oils), evitojini! Keto yndyrna ndihmojne ne rritjen e jetegjatesise se ushqimit ne raft.
ME PAK DHJAM - ME PAK KANCER!
Dhjami I tepert ne trup eshte nje nga arsyet kryesore te shfaqies se kancerit, sidomos atij te zorres se trashe. Obeziteti eshte gjithashtu shkak I shfaqies se kancerit te gjirit dhe kancerit te prostates.
Dy menyrat per te qene pa dhjam te tepert jane: dieta ushqimore e shendetshme dhe aktiviteti fizik!
2. Rrisni konsumin e fibrave bimore!
Dieta e pasur ne fibra eshte vecanerisht e dobishme per personat qe kane predispozite gjenetike te kancerit te kolones. Fibrat kane disa efekte positive: ato perpunohen nga flora bakteriale dhe prodhojne substanca mbrojtese, ato ngjisin ne vetvete substancat kanceroze dhe I largojne nepermjet jashteqitjes duke mos I lene gjate ne kontakt me qelizat intestinale, ato ulin toksicitetin e lengut te melcise si dhe ato ulin perqendrimin e estrogjenit ne hapesiren e aparatit tretes.
Burimet me te mira te fibrave:
Qiqrat, fasulet, e zeza, fasulet pllaqi
Brokoli
Levorja e grurit, e tersheres
Frutat dhe perimet
Keshille: Nje molle ne dite!
Pektina qe gjendet te lekura e molles fermentohet ne zorre dhe prodhon acide lyrore qe eliminojne baktere patogjene. Ato ushqejne muret e zorres duke I bere ato me te forta ndaj toksinave.
3. Konsumoni sa me shume fruta perime te freskta
Nese ka prova bindese per ushqimin dhe kancerin ato jane mbi efektet mbrojtese te perimeve dhe frutave te cilat konsumohen te freskta. Fitokimikatet ndihmojne trupin te luftoje perberesit kancerogjen. Perimet me te fuqishme ne kete lufte jane:
Brokoli
Lulelakra
Lakrat e bardha, e Brukselit
Rukola
Spinaqi
Hudhrat, qepet, preshi
Keshille: Sallata anti-kancer!
Kombinimi I vitamines C, E dhe beta Karroten = bashkeveprim te fuqishem! Nje sallate e tille do ishte: Spinaq, rukola, qiqra, fara kungulli, speca te kuq, luleshtrydhe + vaj ulliri + buke thekre!
4. Nderroni mishin me peshk
Kanceri I zorres se trashe eshte tej mase I perhapur ne personat qe konsumojne shume mish te kuq. Kjo theksohet kur lloji I mishit te konsumuar eshte ai I perpunuar si sallame dhe proshuta. E kunderta ndodh me personat qe konsumojne peshk! Keta te dytet kane nje mbrojteje te dukshme kunder kancerit te kolones.
Keshille:
Nese nuk hiqni dot dore nga mishi, te pakte gatuajeni me zierie dhe me rozmarine e hudher!
5. Kaloni nga dieta shtazore ne ate bimoren!
Ajo qe ka ndryshuar ne dieten e njerezimit dukshem eshte konsumi I madh I produkteve shtazore. Kjo mund te lidhet edhe rritjen e shfaqies se kancerit ne dekadat e fundit!
6. Konsumoni me shume fasule!
7. Konsumoni ushqime te pasura ne kalcium!
Studimet tregojne se popullata qe konsumojne kalcium mjaftueshem si Suedia, kane me pak raste te kancerit te zorres se trashe. Kalciumi kontrollon rritjen e qelizave epteliale te mukozes se zorres. Kur keto qeliza rriten me shpejtesi te madhe ato mund te konvertohen ne qeliza malinje! Kalciumi gjithashtu lidhet me acide kancerogjene qe prodhohen nga lengu tretes I melcise dhe nuk I lejon ato te shkaktojne irritim ne qelizat e mureve te zorres. Marrja e mjaftueshme konsiderohet 1200mg/dite.
8. Nje diete e pasur ne antioksidante lufton kancerin!
Ka shume pretendime per efektet e antioksidanteve kunder kancerit por, ato me te provuarat jane kombinimi I vitamines C, E dhe beta karotenit. Frutat dhe perimet jane burimi me I mire I ketyre antioksidanteve. Efekti I tyre konsiston ne:
Mbrojtjen e qelizave intestinale.
Neutralizimin e radikaleve te lira qe nxisin crregullime te qelizave dhe AND-se.
Parandalojne deformime metabolike qe predispozojne nje qelize te behet kanceroze.
Beta karotene
Beta karoten lufton kancerin duke forcuar imunitetin dhe duke cliruar nje substance qe quhet Faktor Nekrotik I Tumorit (tumor necrosis factor)! Beta karoten bllokon rritjen dhe shumimin e qelizave me potencial kanceroz.
Burimi me I mire: patatet e embla, karrotat, pjepri, kungulli I verdhe, spinaqi, brokoli, qitro I kuq dhe mango!
Domatet permbajne likopen - nje antioksidant qe ndihmon perthithjen e beta karotenit. Prandaj karrota + domate jane nje kombinim I mire!
9. Njihumi me Linin!
Farat e linit permbajne dy perberes te fuqishem: acide lyrore omega 3 dhe fibrat "Lignans". Te dyja bashke ulin rrezikun e kancerit te zorres se trashed he kancerit te gjirit. Nga ky aspect, farat jane me te preferuara sesa vaji I linit!
10. Pini me pak alkol
Alkoli e rrit lehte rrezikun e kancerit te zorres se trashe dhe lloji qe lidhet me shume eshte birra! Ajo permban nitrozamina, nje kancerogjen qe aktivizohet ne zorre. Edhe taninat qe permbahen te vera, te kafja dhe te caji perbejne nje lloj nxitesi negativ, prandaj adhuruesit e veres duhet te bejne kujdes nese rrezikojne nga kanceri I zorres se trashe, eshte me mire te hane rrushin e kuq vetem!
Perberes te tjere qe ndihmojne:
Vitamina D
Burimi I saj kryesor - DIELLI!
Selenium
Ky mineral eshte I cmuar per te mbrojtur qelizat nga efektet kanceroze te radikaleve te lira. Personat qe kane nivele te ulta te Seleniumit ne gjak shfaqin me shpesh polipa te kolones. Ai eshte me I efektshem kur kombinohet me vitamine E. Burim I seleniumit jane:
Orizi kaf, gjiza, mishi I qengjit, farat e lulediellit, arrat e Brazilit mishi I pules dhe hudhra!
Ushqimet me te mira qe na mbrojne nga kanceri:
Perime anti -kancer:
brokoli
laker
karrota
lulelaker
patellxhan
mashurka
qepe (te kuqe)
speca
radikio
patate e embel
domate
kungull I verdhe
Fruta anti-kancer:
kajsi
boronica
qitro (te kuq)
rrush
limona
portokalle
pjeshke
hurma
luleshtrydhe
mandarina
pjeper
Ushqimi I mire, regjimi I rregullt, gjumi I plote dhe aktiviteti fizik jane disa nga rregullat e arte qe na ndihmojne te kemi nje imunitet te forte dhe organizem te mbrojtur. Keto te gjitha jane ne doren tone, mos t'ja kursejme vetes!
Blerina Bombaj - Dietologe Klinike