English

Virusi Zika gjatë mardhënieve seksuale. Si të mbrohemi

Si te mbroni veten tuaj nga virusi Zika gjate mardhenieve seksuale ?!

Ju mund ta merni virusin Zika nga nje partner i cili eshte i infektuar edhe pse ai nuk ka shenja klinike gjatë kesaj kohe, ose shenjat klinike te tij kane pak kohe që kanë kaluar. Nga ana tjeter nuk ka të dhëna që ju mund të merni virusin Zika nga nje partnere femer gjate mardhenieve seksuale.

Virusi Zika përbën një shqetësim shumë të madh për gratë shtatzëna ose gratë të cilat mund te mbeten shtatzëna ndërsa janë të infektuara. Kjo sepse virusi Zika mund të shkaktojë defekte në femijët e lindur nga grate e infektuara gjatë shtatzanisë. Për pjesën tjetër të popullsisë Zika rallë shkakton semundje serioze. Shume njerez te infektuar me Zika nuk shfaqin shenja. Edhe ne rastet kur ka shenja klinike ato janë të lehta.
Çfarë mund të bejmë për të parandaluar marjen e virusit Zika gjatë mardhënieve seksuale?

Kondomet mund të reduktojnë shansin e marjes se virusit gjatë aktit seksual (oral, anal, vaginal).
Ne rast se jeni shtatzenë
Përdorni gjithmonë kondom gjatë mardhenies seksuale, ose mos kryeni mardhenie gjatë shtatezanisë suaj. Kjo është e rëndësishme edhe nese partneri juaj nuk ka shenja klinike.

Në raste të tjera

1. Nese partneri juaj ka ose ka patur shenja
Përdorni kondom çdo herë që kryeni mardhënie ose mos kryeni mardhënie për të paktën 6 muaj që nga momenti i shfaqjes së shenjave klinike.

2. Nëse partneri juaj nuk ka (nuk ka patur) shenja nga virusi Zika
Përdorni kondom sa herë që kryeni mardhënie ose mos kryeni mardhënie për të paktën 8 javë mbas kthimit të tij.

Virusi Zika transmetohet nëpërmjet mushkonjave. Për të parandaluar plrhapjen e tij lshtl e rlndlsishme ql personat ql udhltojnl nl vende tl prekura nga virusi Zika duhet të parandalojnë për të paktën 3 javë pickimin nga mushkonjat (për të mos përhapur virusin në mushkonjat të cilat mund ta percjellin atë në njerëz të tjerë).

KOMENTE