Rinia është e ardhmja e shtetit
Rinia është pasuria më e madhe e një populli dhe progresi i popullit bëhët me rini, shkruan Fehmi Rama.
Nderi i shtetit, garancia për të ardhmen, guximi i të kaluares, shpresa e të sotmes dhe ardhmja e së nesërmes është rinia. GDP-ja reale e vendit është rinia, sepse tek ta mbetet fuqia shkencore, politike dhe ekonomike, rinia është begatia më e çmuar, pa rini të shëndoshë nuk ka perspektivë.
Mund të shpresojmë të kemi shtet të zhvilluar në të ardhmen, por vetëm nëse investohet në rini. Kujtoj që deri me tani, nuk është bërë ndonjë hulumtim dhe studim për rininë, se me çfarë merret, cilat janë synimet e tyre, , si organizohet jeta e tyre, etj.
Shteti deri me tani nuk ka bërë plan strategjik dhe as investim të mirefilltë për rininë. Rinia e vendit tonë shpresoj të indoktrinohet me arsimim, moral, atdhedashuri, dhe larg monotonisë të mos bërit asgjë. Nevojitet stopim i dukurive negative që po shfaqen, përgjatë vitëve të fundit.
Udhëkryqet e rinisë kosovare
Rinia kosovare ballafaqohet me sfida të shumta, siç janë shkenca , morali, ambicjet për të ardhmen dhe një mori sfidash të tjera. Prindërit dhe institucionet duhet të kenë kujdes për rinin tonë, ky binom duhet të punojë me zell rreth asaj se ç'ka u ofrohet “rinisë” ku gjendet ajo, dhe ku mund të vazhdojë rrugëtimin.
Rinia kosovare gjëndet në udhëkryqe jetësorë duke u përballur me sfida të ndryshme qoftë me edukim, arsimim,punësim e mireqenie ekonomike. Ndërtimi i së ardhms se tyre po ballafaqohet me probleme të cilat vështirë mund të kalohen. Nuk mund të këtë vullnet për arsimim përderisa atakohem çdo ditë me karvanin e të papunëve të diplomuar, nuk mund të këtë vullnet për të ardhme të ndritur në vendin tonë përderisa nuk punohet me meritokraci, deri me tani demagogjia ka mbretëruar. Në vitet e luftës ishte një ideal, dhe ai ideal ishte çlirimi, ndërsa “lufta sepciale” është me e rëndë dhe me e gjatë, të cilës vetëm një numër i vogël mund t'i mbijetoinë, pa rënë në detin e zhgënjimit.
Mes shpresës dhe zhgënjimit
Nevojitet kurajo dhe punë, për të brumosur rininë tonë me dituri, urtësi dhe moral. Nuk ka fuqi askush t’ia marrë rinisë forcën e besimit, por “vrasja” e tyre mund të ndodhë nëse vazhdohet t'ju merret ambicia dhe ëndrra e tyre për të jetuar ashtu si e meritojnë.
Retorika ditore e kenaqësisë së turmës është bërë fenomen nga i cili vështirë se mund të ndryshohet. Rinia jonë totalisht në vendimarrje i është lënë vetvetes, pothuajse mungon monitorimi, kujdesi institucional, e të mos flasim për kulturën sigurinë dhe rrugëtimin e tyre jetësor.