English

Minjtë ndajnë dhimbjen me njëri - tjetrin

Minjtë e nuhasin dhe e ndajnë dhimbjen me njëri tjetrin

Dhimbja është ngjitëse, të paktën për minjtë. Kur vendosen në vende të cilat janë përdorur nga minj që kanë vuajtur, ata bëhen më të ndjeshëm ndaj dhimbjes së vet.

Eksperimenti, i përshkruar online në 19 Tetor në Shkencat e Avancuara, tregon se dhimbja mund të transmetohet nga njëra kafshë në tjetrën- pa pasur dëmtime apo sëmundje.

Sipas Inbal Ben-Ami Bartal, neuroshkencëtar në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley, kafshët e transmetojnë ankthin e tyre dhe ndikohen edhe nga ankthi i kafshëve të tjera.

Neuroshkencëtari Andrey Ryabinin dhe kolegët e tij nuk kishin si qëllim të studionin transmetimin e dhimbjes te minjtë. Ata zhvilluan disa eksperimente me minj të cilët kishin tërheqeje nga alkoli ose morfina dhe vunë re se gjatë agonisë së tyre ata bëhen më të ndjeshëm ndaj gacmimeve me fibra të holla në kthetra-reagim që sinjalizon tolerancë të zvogëluar ndaj dhimbjes. Ajo që i habiti studiuesit ishte se dhe minjtë në gjendje të mirë shëndetësore të cilët ndodheshin të strehuar në të njëjtën dhomë shfaqnin të njëjtat reagime. Sipas Ryabinin, neuroshkencëtar në Universitetin e Shkencës dhe Shëndetit në Nevada, Portland kjo mund të ketë ndodhur si pasojë e transferimit të informacionit për dhimbjen nga minjtë që vuanin tek minjtë vëzhgues në të njëjtën dhomë.
Studime të mëtejshme treguan se këto dhimbje “ngjitëse” përhapeshin nëpërmjet nuhatjes. Pasi kalojnë kohë në të njëjtin vend ku kishin qendruar minjtë të cilët kishin ndier dhimbje, minjtë e shëndetshëm fillonin të bëheshin më të ndjeshëm. Disa përbërës që ngacmojnë nuhatjen mund të jenë lëshuar nga miu që vuante në vendin e qëndrimit, para se miu i shëndetshëm të vendoset aty dhe të fillojë të nuhasë përreth.
Duke qenë se njerëzit kanë aftësi më të kufizuara nuhatëse se kafshët, atëherë është e paqartë kur aromat mund të transmetojnë informacion për dhimbjen. Edhe pse aromat e nuhatura mund të bartin mesazhin e dhimbjes, sipas Keysers dëgjimi dhe shikimi janë gjithashtu të rëndësishëm. Faktorët socialë mund të ndikojnë në perceptimin dhimbjes. Kjo ide mund të ndihmojë për të shpjeguar se pse disa njerëz që vuajnë nga dhimbjet kronike, gjendje që mund të fillojë në mënyrë misterioze ose vazhdon për një kohë të gjatë pas një dëmtimi që mund të jetë shëruar

KOMENTE