Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Avokati i Prokurimeve: Prokurimet online nuk janë transparente
English

Avokati i Prokurimeve: Prokurimet online nuk janë transparente

Nga Rajmonda Lajthia

Tiranë, 6 Prill NOA - Prokurimet elektronike të filluara rreth tre muaj më parë, me shumë bujë nga Kryeministri Sali Berisha nuk garantojnë barazi dhe transparencë në tenderë.

Konstatimi është  bërë sot, nga Avokati i Prokurimeve, Edi Spaho gjatë raportimit në Komisionin Kuvendor të Ekonomisë.

Sipas kreut të këtij institucioni, ligji i ri i prokurimeve nuk lejon askënd të hetojë se sa e saktë ka qenë procedura e ndjekur.

Madje ligji nuk lejon as vetë institucionin e Avokatit të Prokurimeve.

Sipas Spahos, pjesëmarrësit në garë që s'kualifikon nuk njihen me kushtet dhe kriteret qe shpallet fituesi.

Ndaj ky institucion është i mendimit se ligji i ri i prokurimeve ka mangësi të theksuara transparence.

Në shumë raste Avokati i Prokurimeve ka konstatuar se fituesi i tenderit është ai që ka dhënë shifrën më të ulët.

Kjo situatë na jep realitetin se çmimi më i ulet ka më pak cilësi.

Opozita ka deklaruar se këto konkluzione janë bërë publike kohë më parë, duke vërtetuar abuzimet qeveritare me fondet publike.

Deputetet e majtë në komisioni kanë kërkuar kompetenca më të mëdha për Avokatin e Prokurimeve.

Vetëm gjatë vitit të kaluar Avokati i Prokurimeve ka konstatuar rreth 400 shkelje me tenderët publikë në institucione të ndryshme shtetërore.

Por Avokati i Prokurimeve është një institucion i cili nuk ka fuqi vendimmarrëse. Ai vetëm konstaton dhe sugjeron.

r.l/NOAÂ

KOMENTE